Rizbulohet muri antik ne qytetin e Durrësit – (15 Nentor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Rizbulohet muri antik që rrethonte dikur qytetin e Durrësit. Pas prishjes së ish-rezidencës së princ Vidit, ka dalë në shesh një pjesë e rëndësishme e murit antik të Durrësit, së bashku me një nga portat e hershme, që tashmë është e betonuar. Ky mur i përket tempullit të pestë, ndërtuar në periudhën 491-518, të perandorit bizantin Anastas.
Muri ka qenë 3.7 metra i gjerë dhe aventura e shkatërrimit të tij ka nisur që në kohën e princ Vidit, për të ndërtuar rezidencën e tij. Sipas drejtorit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, Afrim Hoti, nën këto mure, ka shumë mundësi të gjendet një nga kolektorët më të rëndësishëm të qytetit antik, që i përket periudhës romake.
Në territorin përpara murit është planifikuar të ndërtohet një 12 katësh nga një firmë, e cila pretendon se ka marrë të gjitha lejet. Një pjesë e murit tashmë është dëmtuar, ndaj punimet janë ndërprerë me urdhër të Institutit të Arkeologjisë, për të mos humbur kështu vlerat historike./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti