PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare
Zgjidhet Kryesia e re dhe Sekretariati
Partia Socialiste mbledh sot pasdite Asamblenë Kombëtare. Për shkak të situatës së pandemisë, mbledhja e sotme do të mbahet në ambientet e Amfiteatrit te Liqeni Artificial dhe do të nisë me fjalën e Kryeministrit Edi Rama, për të vijuar më pas me propozimin e zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë.
Me rëndësi pritet zgjedhja e kryesisë së re të partisë, emrat e të cilëve do të propozohen nga kryesocialisti gjatë fjalës së tij. Gjithashtu Rama do të propozojë edhe emrat e sekretarëve të partisë si dhe ata të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në parti.
Në rendin e ditës janë parashikuar edhe miratimi i 13 projekt-rregulloreve të funksionimit të të gjitha strukturave partiake, që nga Asambleja Kombëtare e deri te strukturat elektorale vendore.
Tv Klan