Trafikantët përdorin adoleshentët për transportin e drogës (16 Nëntor 2000)


Trafikantët përdorin adoleshentët për transportin e drogës (16 Nëntor 2000)

15:43 16/11/2000

Trafikantët e mëdhenj të drogës përdorin adoleshentët për transportimin e saj. Alarmi i cili në fakt shqetëson të gjithë policinë shqiptare është ndjerë mjaft dhe në qytetin jugor të Kolonjës. Si një rreth kufitar ku 64 kilometër vijë kufitare e ndan me Greqinë, e shndërron Kolonjën në një qytet ku policia po ndeshet më shumë me trafikantë të ndryshëm. Më të shpeshtë janë trafikantët e drogës që tentojnë të kalojnë në shtetin fqinj kanabis sativa.

Postblloqet e shumta të ngritura në rrugët nacionale nuk i kanë zbrapsur këto trafikantë të cilët kanë futur në lojë duke i gënjyer me para ddhe fëmijë adoleshentë. Rasti më i fundit në policinë e Kolonjës është arrestimi i një adoleshenti që mbante një sasi të madhe kanabis për të kaluar përtej kufirit. Për të shpëtuar kontrollit të policisë, 16-vjeçari ka bërë 5 orë rrugë në këmbë në mal, por i rraskapitur është prangosur në Leskovik./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme