Nuredin Dumani, personi që vrau Bujar Çelën në Elbasan
Paratë e Rinasit vijojnë të marrin jetë, deri më tani 4 viktima
Ky është Nuredin Dumani i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan. Prokuroria thotë se 37-vjeçari ka qenë pjesë e grupit që bëri ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës. Ai është zbuluar nëpërmjet kamerave të sigurisë, ku rezulton se mbante veshur një bluzë me te cilën ishte parë kohët e fundit.
37-vjeçari nga Dibra që jetonte në Durrës është një emër i njohur për drejtësinë pasi dyshohet si vrasës me pagesë. Ai akuzohet si i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, ku kanë mbetur 4 viktima mes të cilëve vëllezërit Haxhia, si dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdyli.
Nuredin Dumani bashkë me Talo Çelën janë në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Burime nga hetimet thanë se nga bashkëpunëtorë ata janë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Dyshimet janë për paratë e grabitura në Rinas. Deri më tani 4 persona janë vrarë pikërisht për këto para, pasi ka patur konflikte brenda grupit kriminal.
Për shkak të këtij konflikti dyshohet se Dumani i ka vrarë vëllain Talo Çelës. Pista e dytë e konfliktit mund të jetë prishja e pazarave të drogës. Në hetim për vrasjen e Bujar Çelës janë edhe 4 persona të tjerë, për të cilët prokuroria po vijon hetimet.
Tv Klan