“Do të vaksinohen 500 mijë qytetarë kundër gripit sezonal”
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka njoftuar këtë të premtë se kundër gripit sezonal do të vaksinohen më shumë se 500 mijë qytetarë.
Në një deklaratë në Kuvend, Zemaj u shpreh se “Për herë të parë me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vaksinohen 500 mijë qytetarë me vaksinën kundër gripit sezonal.
Ai shtoi se vaksimi nuk është sukses, por prioritet i qeverisë si një masë për të parandaluar përhapjen e gripit në masë.
Zemaj po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër COVID-19, duke theksuar se mbajtja e maskës është një nga më kryesoret.
Kosova prej disa ditësh është futur në një fazë të re të COVID, ku janë ulur ndjeshën numrat e rasteve të reja dhe janë shtuar personat që fitojnë betejën kundër virusit./tvklan.al