Gjermania forcon masat kufizuese kundër pandemisë


Gjermania forcon masat kufizuese kundër pandemisë

07:45 10/10/2020

Përhapja e COVID-19 në Gjermani ka bërë që vendi të rrisë kufizimet në qytetet kryesore, ndërkohë që spitalet shkurtojnë stafin pas infektimit të shumë mjekëve dhe infermierëve.

Kjo rritje alarmante, ka detyruar Kancelaren Angela Merkel të dakortësojë ligjin e ri për qytete si Berlini, Hamburgu, Mynihu, ku përveç se maskat do të jenë të detyrueshme të përdoren edhe në ambiente të hapura, gjithashtu do të mbyllen restorantet dhe baret.

Vendi është përballur me 100.000 raste në javë dhe ka angazhuar ushtrinë gjermane të ndihmojë qytetarët në nevojë.

Zona e kuqe e infektimit mbetet Berlini me 1600 raste, dhe Merkel është shprehur se mënyra se si do të menaxhohet situata tani, do të jetë vendimtare për dimrin.

“E di që është e vështirë të jetosh me kufizime, por bashkë mund t’ja dalim. Gjithçka do të rregullohet një ditë dhe ne do shijojmë jetën pa rregulla pandemie”

Ajo gjithashtu shtoi se ekonomia është prioriteti saj kryesor, pasi nuk do që të përsëriten situatat e muajit Mars.

Tv Klan






Të ngjashme