“Dasmat nuk lejohen”, Rama: Muzika është e ndaluar në të gjitha vendet
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se edhe në vijim nuk do të lejohet muzika në disko dhe ambiente të ngjashme me to. Po ashtu kreu i qeverisë në një konferencë për mediat, u shpreh se dhe dasmat nuk do të lejohen, pasi në çdo vend të botës ceremonitë bëhen shumë të kufizuara.
Kryeministri më tej u bëri apel të gjithëve që të mbajnë maskë, pasi vetëm kështu mund të kufizohet përhapja e COVID-19.
“Jo më larg se dje kam parë një sërë vendesh që janë kthyer te 5 veta bashkë, oraret e kufizuara të shërbimeve, paradite, pasdite te mbyllja e restoranteve në 8 apo 9 të darkës, nuk dua të shkojmë në këto masa sot, dhe mundësisht ta kalojmë dimrin pa këto masa.
Duan dasma, është gjëja më e natyrshme, po shikoni pak masat për ndalimin e ceremonive martesore në mjedise jo private me jo më shumë se 12 persona.
Duan muzikë, shkoni gjejeni një vend në cilindo vend të Europës . Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare. Të mos rikthehemi në shtëpi se u mbyll shkolla, universiteti, të mos humbasë kohë se do mbyllen gjykatat. Dhe për të gjitha këto çfarë duhet? Një maskë, asgjë më shumë. Duke komunikuar gjithë këto kohë me komitetin e ekspertëve dhe duke marrë prej tyre opinionin se është koha për maskën”, u shpreh kreu i qeverisë./tvklan.al