Robin Krasniqi shpallet kampion bote


Robin Krasniqi shpallet kampion bote

10:06 11/10/2020

33-vjeçari nga Juniku arrin kulmin në karrierën e tij

Robin Krasniqi arriti suksesin më të madh në karrierën e tij, duke u shpallur kampion bote për peshat gjysmë të rënda në federatat IBO dhe WBA. 33-vjeçari i lindur në Junik, por që garon me flamurin gjerman, mposhti pas 3 raundesh me nock out Dominic Boesel.

Krasniqi i cili e nisi duelin si sfidant e meritoi fitoren, që është e para për një boksier me prejardhje shqiptar. E djathta e tij shembi 2 herë në tapet rivalin në ringun e  GETEC Arena në Magdeburg.

Në fund Robin Krasniqi festoi me flamurin shqiptar, të cilin ia dhanë mbështetësit që ndodheshin aty. Kjo është sfida e 51 që Krasniqi fiton në ringun profesionist në 57 duele të karrierës 15-vjeçare.

Tv Klan






Të ngjashme