Zgjedhjet në SHBA, ndërpritet numërimi me dorë i votave në Florida (17 Nëntor 2000)


Zgjedhjet në SHBA, ndërpritet numërimi me dorë i votave në Florida (17 Nëntor 2000)

11:38 17/11/2000

Gjykata e Lartë e Floridas me anë të një gjykatësi të saj ka shtyrë dhe sot rinumërimin e votave me dorë. Kjo është pasuar menjëherë nga deklara ndaj Sekretares së Shtetit të Floridas, republikanes Harris, e cila ka përcaktuar orën 12:00 të mesditës së nesërme ose orën 18:00 me orën tonë si afatin final të shpalljes së fituesit të Floridas.

Pra, është hedhur poshtë vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë të shtetit problematik i cili nuk pranonte shpalljen e rezultateve pa mbaruar numërimi me dorë. Por, në vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë së Floridas, nuk është cilësuar ndërprerja e numërit të votave dhe aktualisht në Palm Beach, ky numërim vazhdon.

Demokratët pas vendimit të sotëm kanë kërkuar çuarjen më tej të procesit me rrugë gjyqësore. Në fakt është Gjykata Federale e cila do të venndosë përfundimisht, por nëse merret për bazë numërimi i deritanishëm, Bush kryeson me 300 vota përballë Gorit e kjo e shpall atë Presindent të Amerikës./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme