KQZ vendos rindarjen e zonave elektorale (17 Nëntor 2000)


KQZ vendos rindarjen e zonave elektorale (17 Nëntor 2000)

11:49 17/11/2000

Debati për procesin elektoral do të rihapet javën e ardhshme me diskutimin për ndarjen e re të zonave elektorale. KQZ ka hartuar projektin për ndarjen në bazë të popullsisë për ndarjen e vendit në 100 zona elektorale ku në qershor do të zgjidhen 100 deputetët e rinj.

Të premten e ardhshme, projekti për ndarjen e re të zonave elektorale do të diskutohet në tryezën e partive politike. Çdo zonë elektorale ka mesatarisht 23 900 zgjedhës. Pas vërejtjeve të partive politike, projekti për zonat e reja elektorale do të miratohet nga Parlamenti për t’i hapur rrugë dekretimit nga Presidenti të datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme