Pas 10 vitesh, rihapet në Shkodër Xhamia e Plumbit (17 Nëntor 2000)


Pas 10 vitesh, rihapet në Shkodër Xhamia e Plumbit (17 Nëntor 2000)

12:59 17/11/2000

10 vjet më parë në qytetin e Shkodrës është rihapur Xhamia e Plumbit e cila për vite të tëra të diktaturës komuniste qëndroi e mbyllur. Qindra besimtarë myslimanë nga qyteti i Shkodrës dhe rrethinat e tij janë drejtuar dje në këtë xhami për të kujtuar këtë përvjetor. Rituali fetar ka filluar me inagurimin e Medresesë së vajzave.

Ndërtimi i kësaj Medreseje është bërë me financimet e shoqatës vëllazërore humnitare Instambul. Në inagurim merrnin pjesë klerikë të besimeve të ndryshme fetare si dhe mjaft besimtarë myslimanë. Shiritin e inagurimit të shkollës e ka prerë kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Safi Koçi. Një ceremoni pritje ka vazhduar më pas ku mysafirët kanë qenë dhe përfaqësuesit e klerit katolik dhe ordotoks.

Një koncert me sure nga kurani dhe këngë patriotike nga vajzat e shkollës së Medresesë si dhe një ekspozitë pikture ka mbyllur aktivitetetet e përkujtimit të rihapjes së xhamisë. Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1978 dhe ka mjaft vlera arkitektonike të ndërtimit dhe historisë./tvklan.al






Të ngjashme