Krim i dyfishtë në familje. Vëllai vret vëllanë dhe të shoqen e tij (17 Nëntor 2000)
Arrestohet vëllavrasësi. Policia e Malësisë së Madhe ka arritur brenda pak orësh pas krimit të arrestojë 56-vjeçarin Nik Paçi. Ai dje rreth orës 10:00 ka vrarë me automatik vëllain e tij Gjergjin 44 vjeç dhe të shoqen Filen 40 vjeç. Krimi i rëndë brenda famijes ka tronditur fshatin Razëm duke lënë njëkohësisht jetim 6 fëmijët e çiftit të vrarë.
Mbrëmë rreth orës 23:00 pak orë pas krimit të dyfishtë policia ka arritur të prangosë autorin si dhe të gjejë armën e krimit. Ai në polici pas arrestimit ka thënë se mes tij dhe vëllait ka patur një konflikt të vjetër në pronësi për një copë toke.
Vrasja e dyfishtë e djeshme përveç rikthimit të vëllavrasjeve në Malësi të Madhe pas një periudhe qetësie, ka risjellë dhe njëherë plagën e rëndë të krimit brenda familjes./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj