Tregtarët ambulant nuk zbatojnë urdhrin e bashkisë – (19 Nëntor 2000)


Tregtarët ambulant nuk zbatojnë urdhrin e bashkisë – (19 Nëntor 2000)

19:39 19/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Mësymja më e fundit ndaj tregtarëve të rrugës nisi javë më parë. Një urdhër i bashkisë, ndalon shitësit ambulantë të ushtrojnë aktivitet në trotuaret e kalimtarëve. Sot më shumë se tre javë pas këtij urdhri, tregtarët vërtet kanë liruar trotuaret por janë futur më brenda në kthinat e rrugëve, pa shkuar në vendin e caktuar për tregti.

“Bashkia na ka caktuar tek tregu i Shallvareve. Shkuam aty, unë kam prenotuar dy tezga aty për të shitur, mirëpo vendi është i papërshtatshëm. Rrugët rreth e rrotull janë gjithë baltë, gjithë gropa, gjithë ujë, domethënë nuk hynë njeri atje, nuk ka klient dhe në qoftë se ne shkojmë aty, pjesa dërrmuese rri këtu”.

Nëse këto vende ne treg nuk plotësohen, bashkisë i duhet të mendojë e caktojë vende të tjera në mënyrë që këta tregtarë të mos i kthehen sërish rrugës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  






Të ngjashme