Policia e prefektures së Korçës kontrolle kundër trafiqeve – (19 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kontrolle të rrepta dhe posto blloqe policie më shumë se kurdo herë janë vërejtur këtë muaj në prefekturën e Korçës. Uniforma blu, në skajet e rretheve juglindor, kanë arritur të depërtojnë në fijet e trafiqeve për kalime të paligjshme të klandestinëve kurd, por edhe prostitutat e vendeve të lindjes. Nga kjo polici janë arritur të kapen persona të shpallur në kërkim. Sokol Çela, drejtor i policisë rajonale deklaron.
Sokol Çela:- “Unë mendoj se në përgjithësi, këto detyra kanë filluar në mënyrë racionale të zbatohen dhe të ketë edhe rezultate konkrete. Kështu kapja e një elementi nga Berati, që transportonte lëndë narkotike, po kështu goditja e organizimi i shërbimeve në sektorin liqenor, ka bërë të mundur që të parandalohen edhe veprimet e paligjshme, sidomos ato të kalimit të kurdëve”.
Në dhomat e izolimit tani gjen të prangosur trafikant, por edhe për shtetasit Ilir Qose dhe Altin Berberi të cilët akuzohen për vrasjen e një refugjati nga Lushnja në kufi me Greqi, tashmë është marrë masa e arrestit me burg./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti