Mosbesim në radhët e policisë? Taktika që është ndjekur për goditjen e kanabisit
Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, ka treguar në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka zgjedhur si taktikë këtë vit që rastet e informacioneve për kanabis në zona të ndryshme t’i godasë vetë pa praninë e policinë lokale.
Vocaj e tregoi këtë detaj pasi u pyet në studio rreth ngjarjes së Malësisë së Madhe ku dy të rinj u vranë prej një sasie kanabisi.
Sipas Vocaj, 15 ditë më parë është kryer një kontroll në një zonë vetëm prej një letre anonime dhe është zbuluar se nuk kishte drogë.
“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit sivjet ka ndjekur një taktikë që informacionet që ka marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka verifikuar vetë drejtpërdrejt, pa policinë lokale. Jo më shumë se 15 ditë më përpara nisur nga një informacion që kemi marrë nga një letër anonime për zonën e Fushë-Zezës ne kemi dërguar me dhjetëra forca speciale. Rezultoi se në zonën e Fushë Zezës nuk kishte. Kemi me dhjetëra informacione të verifikuara në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Vocaj./tvklan.al