Unaza e Tiranës me gropa me ujë – (20 Nëntor 2000)


Unaza e Tiranës me gropa me ujë – (20 Nëntor 2000)

09:36 20/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ky segment i unazës së Tiranës, ka mbi tre muaj që është në gjendje të tillë. Kjo situatë nuk është krijuar nga rënia e shiut, por nga çarja e tubacionit të ujit të pijshëm, por edhe të gjitha pusetat që bëjnë tërheqjen e ujit janë krejtësisht të zëna, duke iu hapur telash jo vetëm makinave por edhe tregtarëve që shesin këtu.

Përgjatë unazës së Tiranës janë mbi 20 mijë tregtarë që shesin në këtë gjendje. Sipas drejtorit të përgjithshëm të punëve publike pranë bashkisë, Ervin Tresa, një grup pune do të fillojë këto ditë zhbllokimin e pusetave në këtë vend. Ndërsa për lëvizjen e tregtarëve, që shesin përgjatë unazës, duhen të krijohen kushte të reja./tvklan.al






Të ngjashme