Deputetja Keti Qosja çel ekspozitën e saj me karikatura “Portrete miqësore” (21 Nëntor 2000)
Një ekspozitë e veçantë është hapur në Muzeun Historik Kombëtar. Pianistja dhe deputetja Keti Qosja vjen kësaj here jo me një koncert apo fjalim në Parlament, por me hobin e saj të karikaturës në ekspozitën “Portrete miqësore”. Fjalën e hapjes e mbajtën dy personalitete mjaft të njohur, drejtori i këtij muzeu zoti Mojkom Zeqo dhe deputeti e shkrimtari Dritëro Agolli.
Zoti Agolli në fjalën e tij theksoi se kjo ekspozitë e veçantë sjell karikatura të përmbajtura e miqësore dhe rrallë ndodh që një pianiste që është dhe deputete dhe mbi të gjitha është grua, të jetë e apasionuar pas karikaturës dhe të na bëjë për të qeshur. Një deputete që i sheh kolegët e saj të Parlamentit jo vetëm si deputetë, por dhe si portrete ngacmuese për karikaturat e saj./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora