Napoli merr lajmin e shkëlqyer për futbollistët
Skuadra e Napolit pak ditë më parë u pushtua nga COVID-19, pasi shumë futbollistë dhe anëtarë të stafit rezultuan të infektuar.
Por sot Napoli ka marrë një lajm shumë të mirë, pasi të gjithë lojtarët kanë rezutuar negativë. Mediat në Itali shkruajnë se tashmë të gjithë futbollistët janë të gatshëm që të luajnë me Atalantën në fundjavë.
“Tamponët e bërë dje në mëngjes për anëtarët e grupit të ekipit ishin të gjitha negativë ndaj Covid-19“, ky është njoftimi nga skuadra e Napolit.
Futbollistët tashmë do të kthehen në stërvitje dhe do mundohen të harrojnë humbjen 3 me 0 në tavolinë kundër Juventusit./tvklan.al