Kërcënoi biznesmenin, arrestohet 32-vjeçari


Kërcënoi biznesmenin, arrestohet 32-vjeçari

11:17 13/10/2020

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm 32-vjeçarin, Feruzan Shehu, që ka qenë i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi në anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Dibër, pas një punë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij”, njofton Policia.

Për Feruzan Shehun, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

32-vjeçari akuzohet se më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur biznesmenin Gëzim Balla, për t’i marrë një shumë parash./tvklan.al






Të ngjashme