Seminari “Shkodra në shekuj” fillon punimet tre ditore në Teatrin Migjeni (21 Nëntor 2000)
Seminari i IV ndërkombëtar “Shkodra në shekuj” ka filluar dje punimet në Teatrin Migjeni. Ky seminar do të fillojë punimet gjatë tre ditëve dhe organizohet nga muzeu historik i Univesitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Merrte pjesë dhe ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi. E veçanta e këtij seminari që zhvillohet çdo dy vjet është se në 13 seksione, kryesisht në mënyrë të pavarur dhe ajo që i bashkon është Shkodra.
Kësaj radhe marrin pjesë për herë të parë elita e shkencëtarëve nga Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, Mali i Zi si dhe arbëreshët e Italisë. Përveç kumtesave dhe referateve në seksione sipas planit të seminarit u zhvilluan dhe aktivitete të tjera. Kështu në hollet e Teatrit Migjeni dhe Hotel Rozafa ishin organizuar dhe panairet e librit./tvklan.al