A sjell zhveshja famë apo është thjeshtë një trend?


A sjell zhveshja famë apo është thjeshtë një trend?

22:20 13/10/2020

A qëndron shprehja “sa më pak aq më shumë”?

Kujtojmë yjet që kanë guxuar në dalje publike:

Ella Baig

E dashura e boksierit Nicola Adams, Ella Baig është shumë më pak e famshme se i dashuri i saj. Por, kjo nuk e ndaloi blogeren  Ella 22 vjeç, të shkëlqej me një fustan të tejdukshëm në fundjavë.

Kelly Brook

Në vitin 2000, Kelly iu bashkua aktorit Jason Statham, në premierën e filmit të tij Snatch dhe të gjithë sytë ishin drejtuar tek ajo nga pamja e saj mahnitëse gjysmë e zhveshur. Pamja e saj bëri që shumë shpejt bukuroshja tanimë 40 vjeçare të arrijë sukses në botën e modelimit dhe të fitojë role si aktore.


Liz Hurley

Ky fustan nga Versace funksionoi magjishëm për Liz, ndërsa e kishte të veshur në një premierë filmi kur po shoqëronte të dashurin e saj të atëhershëm Hugh Grant. Liz tani është 55 vjeçare, por në atë kohë ajo ishte e famshme për rolin e saj në filmat e Austin Powers.

Amber Rose

Modelja njihej vetëm si ish e dashura e Kanye West, derisa u  paraqit në MTV AWARDS në krah të reperit Wiz Khalifa dhe tronditi me këtë fustan. Ata më vonë u ndanë dhe Amber, 36 vjeç, vazhdon të njihet vetëm për guximin e saj në zhveshje.

Kate Moss

Në vitin 1993, Moss atë kohë 19-vjeçare, pati guximin të vishej në këtë mënyrë duke i dhënë një shtysë të madhe karrierës së saj si modele. Pas paraqitjes së saj në një aheng, Kate Moos, tani 46 vjeçare gjeti famë si super modele. 

Bleona Qereti

Këngëtarja shqiptare bëri të gjithë të kthejnë kokën nga ajo në vitin 2014. Duke zbuluar trupin e saj tërësisht, e veshur me një rrjetë që ekspozonte pothuajse çdo gjë, ajo bëri emrin e saj dhe u paraqit në mediat ndërkombëtare. Bleona u përfol shumë për veshjen e saj por kjo nuk pati ndonjë ndikim pozitiv për karrierën e saj si këngëtare.


Irina Shayk

Modelja ruse u shfaq guximshëm në organizimin e Oscar të Vanity Fair në vitin 2015. Irina, tani 34 vjeç, është gati për të modeluar për  Gaultier dhe Versace.

Miley Cyrus

Ish-ylli i Disney-it,u rrit njëherësh. Miley u paraqit për herë të parë si një vajzë e rritur në vitin 2013 me këtë veshje shumë të guximshme. Të njëjtin vit, ajo publikoi projektin e saj Wrecking Ball, me një videoklip shumë të nxehtë, i cili ndryshoi karrierën dhe jetën e saj njëherë e përgjithmonë./tvklan.al






Të ngjashme