KKRT licenson të gjitha radiotelevizionet private (21 Nëntor 2000)


KKRT licenson të gjitha radiotelevizionet private (21 Nëntor 2000)

14:53 21/11/2000

KKRT ka licensuar pothuajse të gjitha radiotelevizionet private. Sipas kryetarit të këtij këshilli Sefedin Çela, janë licensuar për transmetim në katër prefektura që përbëjnë pjesën më të madhe të territorit të vendit si Kukës Tv, Alba Tv, Real Tv, Telenorba, Shijak Tv, Vizion Tv, Ballkan Tv dhe ATN1. Këta televizione ashtu si dy televizionet kombëtare duhet të respektojnë ligjin për të mos u shmangur taksave dhe tatimeve, theksoi Çela.

“Sistemi i taksave ka të bëjë me numrin e përsëritësve dhe taksat të sistemeve radiotelevizive. Çdo lloj shërbimi në çdo vend të caktuar paguan për këto përsëritësa dhe këto frekuenca. Përderisa për shërbime humanitare dhe për radio të ndërlidhjeve të emergjencave të shëndetësisë, helikopterëve, të çdo sistem radioje, frekuence paguhet një taksë sepse kjo është një pjesë e pasurisë kombëtare.”

Përsa i përket dëshirës së disa televizioneve për të pasur shpërndarje të sinjalit në të gjithë territorin e vendit, Çela tha se numri i frekuencave është i kufizuar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme