Ministri i Jashtëm Milo takim me përfaqësues shqiptarë në rajon – (20 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Shteti shqiptar do të përfaqësojë në takimin e Zagrebit edhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në shtetet fqinj. Shefi i diplomacisë shqiptare Paskal Milo, ka ftuar në Tiranë përfaqësues të partive politike të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, për të diskutuar platformën e përbashkët përpara bashkësisë ndërkombëtare.
Kryekomisioneri i BE Havier Solana, ka deklaruar në Tiranë se në takimin e Zagrebit do të ketë rishikim të kufijve ballkanik. Ndërsa Ministri i Jashtëm Paskal Milo pas takimit me kryetarin e Partisë për Prosperitet Demokratik të shqiptarëve të Maqedonisë Ymer Omeraj, u shpreh:
Paskal Milo, Ministri i Jashtëm:- “Ne duke qenë se jemi përfaqësuesit jo vetëm të Shqipërisë, por për fat të keq edhe të vetmit që do të ndodhemi në Zagreb, të kombit shqiptar, të jeni të bindur që do të shprehim atje në mënyrë maksimale edhe interesat e shqiptarëve në tërësi në rajon”.
Ymer Omeraj:- “Jemi gjithashtu në akord të mendimeve se interesat shqiptare, duhet t’i përfaqësojë në botë shteti shqiptar. Për samitin e Zagrebit është fatkeqësi që edhe shqiptarë të tjerë nuk përfaqësohen ashtu siç dëshironim ne, por megjithatë zëri i shtetit shqiptar nuk do t’i lërë anash as interesat e shqiptarëve që janë jashtë kufijve”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame