SHBA ende pa president, vazhdon beteja Al Gore-Bush – (23 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Republikani Xhorxh Bush zhvendosi dje në Gjykatën e Lartë të SHBA, betejën për Shtëpinë e Bardhë. Por dita e sotme ka qenë pak e trazuar për republikanët, ku zëvendës presidenti pati një atak në zemër, ndërsa beteja për Shtëpinë e Bardhë, bëhet çdo minutë edhe më e ashpër lidhur me të ardhmen e numërimit të votave në Florida, që do të vendosin fituesin e zgjedhjeve presidenciale.
Al Gore i cili mbetet përpara republikanit Bush me 930 vota, pas numërimit të afro 6 milion votave të hedhura në 7 Nëntor, i ka varur shpresat tek rinumërimi me dorë i votave në kontetë tradicionalisht demokrate./tvklan.al