Parlamenti kthen për rishqyrtim ligjin për pasaportat – (23 Nëntor 2000)


Parlamenti kthen për rishqyrtim ligjin për pasaportat – (23 Nëntor 2000)

21:18 23/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Parlamenti ka kthyer për rishqyrtim ligjin për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit me kërkesë të Presidentit të Republikës Mejdani. Në motivin që shoqëron dekretin e presidentit thuhet, se ligji duhet të rishqyrtuar për të reflektuar në përmirësimin e tij, si dhe në shmangien e kontradiktave me ligjet e tjera që janë në fuqi.

Në ligjin për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit, parashikohet që pasaporta ekzistuese do të jetë në qarkullim deri në shpërndarjen e 322 mijë pasaportave të vjetra. Për shtetasit deri 16-vjeç lejet e kalimit do të zëvendësohen me pasaportat me afat përdorimi 5 vjet. Ndërsa për shtetasit mbi 16 vjeç, pasaporta për jashtë shtetit do të jetë e vlefshme deri në një periudhë dhjetë vjeçare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme