Detaje të reja nga eksplozivi në Vlorë
Mister shënjestra dhe autorët e ngjarjes
Dalin detaje të reja nga pakoja me tritol që u gjet pasditen e djeshme në një nga rrugët e qytetit të Vlorës.
Lënda eksplozive ishte lidhur me një celular dhe ishte gati për t’u aktivizuar.
Ekspertët thanë se bëhet fjalë për rreth 200 gram tritol të cilat u çaktivizuan me shpërthim të kontrolluar nga xhenierët që mbërritën nga Tirana.
Është ende e paqartë nëse pakoja kishte renë nga ndonjë makinë apo ishte vendosur aty për ndonjë prej automjeteve të parkuara.
Grupi hetimor po kqyr kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit. Zona ku u gjet pakoja është mjaft e frekuentuar nga qytetarët.
Tv Klan