Kolonel Veli Myftari emërohet drejtor i Policisë Tiranë (22 Nëntor 2000)
Veli Myftari komandohet në krye të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sot në mëngjes, zëvendësministri Bujar Himçi, ka komunikuar urdhërin e ministrit Gjoni duke bërë dhe prezantimin e Myftarit pranë drejtuesve të tjerë të policisë së kryeqytetit.
Kolonel Veli Myftari vetëm pak ditë më parë u largua nga posti i drejtorit të përgjithshëm të policisë duke u shkëmbyer me Bilbil Memën, policit të Tiranës. Kolonel Mema u emërua me urdhër të ministrit të Rendit,ndërsa Niko Brahimaj zëvendësdrejtor.
Myftari në urdhrin e komunikimit në krye të Policisë së Tiranës mban të njëjtën gradë Kolonel, por cilësohet i komanduar duke pritur ndoshta dhe emërimin. Në prezantimin e tij para efektivave të Policisë së Tiranës Himçi shprehu besimin për vazhdimësinë e punës së mirë nga Myftari, por dhe nga gjithë efektivi i Drejtorisë së Policisë Tiranë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj