A do të preket Shqipëria nga sëmundja “lopa e çmendur”? (22 Nëntor 2000)


A do të preket Shqipëria nga sëmundja “lopa e çmendur”? (22 Nëntor 2000)

14:51 22/11/2000

“Lopa e çmendur” e cila duket se epiqendër ka Anglinë, ka vënë në alarm dhe shtete të tjera të botës. Fqinj me Anglinë, por dhe që importojnë bagëti prej saj. Pavarësisht se larg me Shqipërinë, masat e parandalimit të këtij rreziku të tillë duhen marrë. Ministria e Bujqësisë, në kufi dhe pika doganore, ka vendosur postoblloqe me ekspertë veterinarë në ndalimin e çdolloj mishi me origjinë të pakonfirmuar.

“Deri tani ne nuk kemi importuar mish as nga Anglia dhe as nga Franca. Importi i mishit është tepër i kufizuar sepse ne plotësojmë rreth 95% të nevojave në prodhimtarinë e vendit. Kryesisht importohet mish pule.”

Të rrezikuar ndihen fqinjët tanë, Greqi, Itali, të cilët kanë bllokuar marrëdhëniet blegtorale me Anglinë dhe Francën. Këtë emër, “lopa e çmendur” e ka marrë nga ushqyerja me miell të kockave dhe miell mishi të infektuar. Ushqim ky që nuk importohet dhe përdoret në Shqipëri.

Sëmundja e “lopës së çmendur” transmetohet vertikalisht, pra nga lopa tek viçi. Shpëtimi nga kjo sëmundje vjen vetëm nga eliminimi i mishit dhe i lopëve të tilla. Sipas krerëve të ministrisë, nga studimet e bëra rezulton se Shqipëria nuk ka gjasa të mbartë këtë sëmundje./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme