Burg përjetë për vrasësin e policit Vangjush Papalia (22 Nëntor 2000)


Burg përjetë për vrasësin e policit Vangjush Papalia (22 Nëntor 2000)

15:49 22/11/2000

Burgim i përjetshëm për vrasjen e policit Vangjush Papalia. Ky ka qenë vendimi i trupit gjykues të Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës për vrasjen e policit, kriminelin Pelivan Llotollari. Gjykata pasi vërtetoi krimin e kryer në 17 korrik të vitit 1997 vendosi dënimin kapital. Inspektori i policisë i zonës së Voskopojës Vangjush Papalia, kishte marrë detyrën që të rikthente në qelitë e burgut, vrasësin e 1 banori të zonës.

I dënuar me 14 vjet burg, ai është arratisur nga vendi i parabugimit. Edhe pse i kërkuar nga policia, ai demonstronte forcë në qendër të fshatit. Në pritje të momentit të përshtatshëm, polici Papalia ka kërkuar të mos qëllojë sepse rrezikon jetën e bashkëfshatarëve të tij. Në përgjigje të këshillës, Pelivari e qëllon me një plumb në gjoks. I plagosur rëndë, polici vdes në Selanik.

Në gjykimin e parë në mungesë, vrasësi u dënua 9 vjet. Prokurorja Irena Suroti ka kërkuar rigjykimin e çeshtjes, prishjen e vendimit të parë dhe në pretencë ka kërkuar burgim të përjetshëm. Trupi gjykues i kryesuar nga Besnik Shehu, anëtarë Maksi Doko dhe Selajdin Ysqyli ka lënë në fuqi kërkesën e prokurores./tvklan.al






Të ngjashme