Këshilli i Bankës së Shqipërisë miraton programin monetar për vitin 2001 (22 Nëntor 2000)


Këshilli i Bankës së Shqipërisë miraton programin monetar për vitin 2001 (22 Nëntor 2000)

10:55 22/11/2000

Në mbledhjen e zhvilluar sot nga këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë u miratua programi monetar për vitin 2001 i cili synon që edhe gjatë vitit të ardhshëm të mbajë nën kontroll ofertën monetare dhe inflacionin duke u nisur nga një rritje e numrit të përgjitshëm real bruto prej 7.3% dhe parashikon një normë të inflacionit në intervalin 2%-4%.

Shpejtësia e qarkullimit të parasë dhe për vitin 2001 do të jetë e qëndrueshme ashtu sikundër ka qenë në vitin 2000. Rritja e ofertës së parasë për vitin 2001 synohet të jetë në masën 11,2%. Programi monetar i miratuar parashikon financimin e deficitit të brendshëm buxhetor nga Banka e Shqipërisë deri në masën 8% të mesatares vjetore të ardhurave të buxhetit të shtetit për vitet ’98, ’99 dhe 2000, me kusht ruajtjen e inflacionit në intervalin 2%.

Gjithashtu në këtë mbledhje u diskutua dhe për bisedime gjatë vizitës së misionit të FMN-së nga 16-31 tetor të këtij viti dhe u theksua se objekti i diskutimeve ishte mundësia e zhvillimit të mëtejshëm gjatë vitit 2001 të tregut monetar, të bonove të thesarit dhe përdorimit të instrumenteve indirekte të kontrollit.

Me misionin e FMN-së u diskutuan gjithashtu probleme të përmirësimit dhe pasurimit të kuadrit ligjor në lidhje me sistemin bankar si ecuria me draftin e projektligjit, garantimin e depozitave, amendimin e ligjit në Bankën e Shqipërisë me bankat e tjera. Në këtë mbledhje, këshilli mbikqyrës shqyrtoi dhe pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për 10 mujorin e vitit 2000./tvklan.al






Të ngjashme