Qeveria Meta vendos rregulla të reja për mitingjet e PD-së (26 Nëntor 2000)


Qeveria Meta vendos rregulla të reja për mitingjet e PD-së (26 Nëntor 2000)

12:26 26/11/2000

Qeveria ka vendosur më në fund të vendosë rregull ndaj mitingjeve të opozitës. Një projekt i kabinetit Meta detyrojnë organizatorët e tubimeve të caktojnë persona përgjegjës me moshë mbi 18 vjeç për mbarëvajtjen e këtyre mitingjeve. Këta persona detyrimisht duhet të kenë një shirit të bardhë në krahun e majtë ku të shkruhet emërtimi mbrojtës për tubimet.

Policia do të shpërndajë mitingjet ku ndryshohet vendi i zhvillimit, ka kaluar orari ose kur përdoren fraza, parrulla dhe simbole kundër rendit kushtetues. Personat që marrin pjesë në mitingje të paligjshme, dënohet me gjoba nga 10 mijë deri në 200 mijë lekë. Përdorimi i veshjeve dhe i maskave në mitingje për të fshehur identitetin e tyre dënohet deri në 6 muaj burg./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme