Gati hartimi i projektbuxhetit për vitin 2001 (26 Nëntor 2000)
Duke nisur nga dita e nesërme projektbuxheti për vitin 2001 do të shqyrtohet në komisionet parlamentare. Për KESH janë planifikuar në buxhetin e shtetit 3.4 miliardë lekë që do të përdoren për importin e energjisë elektrike dhe për koston e ndërtimit të hidrocentralit të Bushatit.
Në listën e institucioneve me financimet më të mëdha për vitin 2001, rezultojnë Ministria e Punës dhe Çeshtjeve Sociale me 21,5 miliardë lekë, Ministria e Arsimit 17 miliardë lekë, Ministria e Shëndetesisë me 15,4 miliardë lekë.
Më pak fonde buxhetore rezultojnë për këshillin kombëtar të radiotelevizioneve me 66 milionë lekë të reja dhe për KQZ-në me 64 milionë lekë të reja. Numri i punonjësve buxhetorë për vitin 2001 do të shkurtohet për rreth 2200 punonjës./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame