“Do të arrestohej nëse…”, mediat italiane për Ismajlin: Goditja kryesore e merkatos


“Do të arrestohej nëse…”, mediat italiane për Ismajlin: Goditja kryesore e merkatos

09:40 16/10/2020

“Një nga goditjet kryesore të merkatos së Spezia-s”. Kështu i referohet një portal italian i tifozëve të Fiorentinës, Ardian Ismajlit, mbrojtësit shqiptar që këtë verë nënshkroi me skuadrën italiane të Spezia-s. Në vigjilje të ndeshjes Spezia-Fiorentina, tifozët violë kanë menduar që të tregojnë gjithçka në një artikull për mbrojtësin me origjinë kosovare.

“U mor nga Hajduk Split në vigjilje të ndeshjes kundër Dinamo Zagrebit. Rrethana që kanë zemëruar tifozët e Hajduk Split, por nuk është e vetmja aventurë që lojtari është detyruar të përballet përpara se të shkonte në Spezia”, thuhet në shkrim.

Ismajli ka lindur në 1996-ën në Podujevë të Kosovës. Në 2018-n ai ka marrë pasaportë shqiptare. Më 12 qershor të 2017-s, i riu luan ndeshjen e parë me Kosovën U21. “Ndërkohë në 2018-n bën zgjedhjen përfundimtare dhe “martohet” me fanelën e Shqipërisë”, shkruan fiorentina.it.

Kjo histori ka bërë jehonë. Mediat italiane shkruan se kur Ismajli ka marrë avionin nga Prishtina për të shkuar në Itali për të nënshkruar me Spezia-n ai është bllokuar nga policia që e ka detyruar të shkojë në Tiranë nga ku do të bënte nisjen përfundimtare për Itali. Babai i tij ka treguar disa ditë më parë se djali i tij do të arrestohej nga autoritetet kosovare nëse nuk do ishte nisur për në Tiranë.

Ismajli ka shkuar i dëmtuar në Spezia dhe për këto arsye nuk mund të jetë në fushë ndaj Fiorentinës, por mediat italiane shkruajnë se 24-vjeçari është një goditje e madhe në merkato. /tvklan.al






Të ngjashme