Shqipëria i kthehet motit të kthjellët ( 28 Nëntor 2000)


Shqipëria i kthehet motit të kthjellët ( 28 Nëntor 2000)

11:42 28/11/2000

Vendi ynë që nga dita e djeshme ka hyrë në zonën me presion atmosferik të lartë. Ky front atmosferik ka përfshirë një brez të gjërë vendesh duke filluar nga deti Mesdhe, Italia, gati të gjithë vendet e ballkanit si dhe një pjesë e vendeve lindore. Kështu ditët me shi që përfshijnë vendin tonë gjatë disa ditëve më parë, për t’ja lënë vendin një moti të kthjellët me vranësira të rralla dhe pa reshje.

Ky mot do të vazhdojë përgjatë një jave sepse ajri me presion të lartë që ndikon në vendin tonë nuk lejon futjen e masave ajrore të lagështa. Gjithashtu gjatë kësaj jave do të presim një rritje të temperaturës me rreth 2 gradë celcius./tvklan.al






Të ngjashme