Elbasan, shoferët sërish në grevë – (27 Nëntor 2000)


Elbasan, shoferët sërish në grevë – (27 Nëntor 2000)

11:45 27/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Hidhen sërish në grevë pa afat rreth 380 drejtues furgonash taksi në Elbasan. Hedhja në grevë e shoferëve ka shkaktuar kaos në qarkullimin e udhëtarëve në të gjithë Shqipërinë. Shkak për shpërthimin e grevës ishte mosplotësimi i kërkesave të paralajmëruara në grevën e parë.

Shoferët e furgonave taksi, kërkojnë konkurrencë të ndershme, caktim të vendqëndrimit në Tiranë dhe në rrethe të tjera të Shqipërisë, si dhe ndalim të persekutimit nga policia. 380 shoferët e Elbasanit, pohojnë se kanë mbetur të zhgënjyer nga premtimet e bëra kundrejt kërkesave të parashtruara.

Ata shtojnë se ndodhen në prag të falimentimit ndërkohë që i kanë paguar të gjitha detyrimet në shtet. Për normalizimin e trafikut, ka ndërhyrë edhe policia. Greva vazhdon pa afat./tvklan.al






Të ngjashme