Parlamenti, projektligji i ri për mitingjet – (27 Nëntor 2000)


Parlamenti, projektligji i ri për mitingjet – (27 Nëntor 2000)

13:49 27/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në zyrat e parlamentit ka nisur shqyrtimi i projektligjit të ri për mitingjet. Ky projekt u është dërguar partive politike dhe prokurorisë, por ata kanë heshtur. Deri tani në Shqipëri ka funksionuar një ligj i vjetër për mitingjet i miratuar në fundin e vitit 1996. Në dallim nga ky ligj, projekti i ri përcakton që për mitingun organizatorët të caktojnë një përgjegjës te personat e tjerë mbi 18 vjeç, të cilët duhet të identifikohen me një shirit të bardh në krah.

Mitingjet do të ndalohen kur pengojnë transportin, kur është planifikuar në të njëjtin vend veprimtari kombëtare ose është vendosur gjendje e jashtëzakonshme. Elementë të tjerë krahas gjobës nga 10 mijë deri në 200 mijë lekë për mitingje të paligjshme, sipas kryetares së komisionit të ligjeve Zamira Çakaj, janë:

Zamira Çakaj:- “Doja të theksoja se edhe një gjë e re, që në ligjin e mëparshëm nuk ka ekzistuar është e drejta e ankimit të organizatorëve të tubimit, të bëjnë ankimin qoftë tek drejtori i policisë të qarkut, apo dhe ankimin në gjykatë në rastet kur forcat e policisë, shpërndajnë në mënyrë të kundra ligjshme apo nuk japin të drejtën e tubimeve”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme