Sali Berisha: Kryeministri terrorist Ilir Meta dhunoi votën e shqiptarëve (28 Nëntor 2000)
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar ngjarjen e Tropojës si një veprimtari hakmarrëse të Kryeministrit Meta. Gjatë ditës së sotme ai ka dhënë dy konferenca shtypi ku së fundmi ka seklaruar se janë vrarë dy vetë nga ana e protestuesve demokratë në Tropojë. Sipas Berishës ata janë Syl Luzha dhe Hasan Dushi janë goditur me snajper dhe i kanë tërhequr brenda komisariatit.
“Dënoj si autorë kryesor të kësaj masakre Kryeministrin terrorist Ilir Meta i cili dhunoi votën e gjysëm milioni shqiptarëve, feston ditën e flamurit me gjakun e adoleshentëve të Tropojës. Dua të ju bëj thirrje qytetarëve të Bajram Currit të ruajnë gjakftohtësinë sepse vrasësi i tyre është Ilir Meta. Ata në këto momente zihen kur banditë të paguar lëshuan hanxharët e krimit mbi gjimnazistët e Tropojës, u bëj thirrje të rujnë gjakftohtësinë. Të shmangin përshkallëzimin, betejat, revoltat paqësore për votën e lirë.”
Ndërkohë në selinë blu është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike e cila do të vendosë për hapat e mëtejshme dhe reagimin e kësaj partie pas ngjarjes në Tropojë./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego