PD: Mafia e plehrave sulmoi opozitën në inceneratorin e Sharrës
“Rama dhe Veliaj kanë frikë nga e vërteta, SPAK të hetojë”
Zyrtarët e inceneratorit të Tiranës, nuk kanë lejuar dy përfaqësuesit e PD-së Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa, për të dhënë një deklaratë për media në Sharrë.
Përfaqësuesit e selisë blu thanë se po qëndronin jashtë ambienteve të inceneratorit kur punonjësit janë afruar duke i penguar në punën e tyre.
Për këtë ngjarje, kreu i FRPD-së Belind Këllici akuzoi kreun e Bashkisë Erion Veliaj dhe qeverinë.
Demokratët akuzojnë qeverinë se i ka dhënë tenderin e inceneratorëve një të panjohuri, i cili po merr paratë e shqiptarëve. Zhupa hodhi akuza edhe për përfshirjen e mafies italiane në këtë skandal.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kërkuan që SPAK të mos vonojë hetimet për të zbardhur aferën e inceneratorëve. Prej disa ditësh opozita po denoncon inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, se po marrin para nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që nuk kanë kryer as gjysmën e punës.
Tv Klan