Makina përplas 8-vjeçaren
Një vajzë e vogël ndodhet në spital, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi në bulevardin Migjeni, në Tiranë.
Burime zyrtare të policisë thonë se 8-vjeçarja me iniciale E. S, u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 29-vjeçar me iniciale O. P. E mitura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa drejtuesi i makinës u arrestua nga autoritetet policore./tvklan.al