Kryeministri Meta: “Berisha, bandit dhe kryebanditi i politikës” – (29 Nëntor 2000)


Kryeministri Meta: “Berisha, bandit dhe kryebanditi i politikës” – (29 Nëntor 2000)

14:36 29/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Vetëm disa orë pas ndalimit nga postblloku i policisë së Tiranës, të kryetarit të PD, kryeministri Ilir Meta, ka mbështetur forcat e rendit.

Kryeministri Ilir Meta:- “Po të jetë fjala për zotin Berisha, për kryetarin e PD të mbetur, dua t’i them se nëse ka ndonjë bandit në radhët e politikanëve, ai është banditi dhe kryebanditi. Ai mban përgjegjësi për 200 policë të vrarë në këto dhjetë vjet në Shqipëri dhe duhet ta kuptoj ai dhe cilido, se ka ardhur koha që policia nuk do të vuajë më pasojat e politikës, por politika e krimit, do të vuaj pasojat e ligjit dhe të Kushtetutës. Gjithashtu dua të them, se mbështesim policinë në respektimin e ligjeve dhe rregullave demokratike e ligjore dhe për qeverinë Meta, dinjiteti i një polici të thjeshtë është shumë i rëndësishëm se i gjithë dinjiteti i politikanëve të papërgjegjshëm”./tvklan.al

Gazetare – Vladimir Lame






Të ngjashme