Nis hetimi i ngjarjeve tragjike në Tropojë (1 Dhjetor 2000)


Nis hetimi i ngjarjeve tragjike në Tropojë (1 Dhjetor 2000)

11:22 01/12/2000

Ngjarjet e tre ditëve më parë në Tropojë do të hetohen direkt nga Prokuroria e Përgjithshme. Sot në Bajram Curri ku situata dhe zhvillimet kanë qenë më të qeta se ditët e tjera, ka nisur puna hetuese për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të 28 nëntorit ku si pasojë e një përplasjeje mes protestuesve dhe policisë, mbeti një i vrarë nga protestuesit dhe disa të plagosur.

Çeshtja delikate ka detyruar organin e akuzës të merret drejtpërdrejtë me të duke eliminuar për shkaqe sigurie hetuesit tropojanë. Ndërkohë këto pamje të marra sot në Tropojë, tregojnë shenjat e plumbave dhe të nxirat e flakëve në Gjykatën e Rrethit vend dhe ku nisi përplasja mes policisë dhe qytetarëve tropojanë. Plumbat e shumtë tregojnë këto pamje ku kanë goditur dhe komisariatin e policisë ku më në shenjestër ka qenë kjo makinë e shefit të rendit.

Megjithatë sot forcat e policisë dhe të rendit duket sikur janë përmendur pas asaj dite së përgjakshme dhe pas marrjes së detyrave ka nisur normalisht patrullimi në terren. Edhe forcat speciale të mbërritura nga Tirana, patrullojnë në qytet ku rendit duket disi më i stabilizuar. Ndërkohë bojaxhinjtë kanë nisur punën që të meremetojnë dhe lyejnë ambjentet e brendshme të komisariatit të policisë ku shenjat e kësaj përplasje tragjike kanë mbetur ende në mure./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme