Parlamenti miraton ligjin për parandalimin e përhapjes së SIDA-s (1 Dhjetor 2000)


Parlamenti miraton ligjin për parandalimin e përhapjes së SIDA-s (1 Dhjetor 2000)

11:39 01/12/2000

Problemi i sëmundjes vdekjeprurëse SIDA po ndihet dhe në Shqipëri. Që nga vitit 1993 kur janë zbuluar dy rastet e para, ky numër ka shkuar tashmë në 49 vetë. Deri tani 12 prej tyre kanë vdekur. Ndërkohë që vullnetarët për ekzaminimin e gjakut janë rritur, por infeksioni HIV kkron impenjime dhe përgjegjësi të larta nga institucionet dhe njerëzit. Për këtë arsye, Parlamenti miratoi para disa ditësh ligjin për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në vendin tonë.

Nëpërmjet këtij ligji respektohen të gjitha institucionet shëndetësore si dhe anonimati i personit. Petrit Vasili, drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Parësor, thotë:

Ky ligj garanton në mënyrë të plotë dhe pa asnjë lloj ekovuoku këtë lloj anonimati. Kjo krijon mundësinë që publiku të ketë akses të plotë për ekzaminimet që kanë të bëjnë me SIDA-n, pra të jetë i vëmendshëm që mund t’i marrë ato, dhe ti ruhet anonimati i tyre. Kjo është për të eliminuar penalizimet sociale apo publike të pamotivuara për të siguruar integrimin e shpejtë dhe për të siguruar atë që na duhet ne, informacion sa më të madh pasi sa më shumë duke ekzaminuar dhe ne kemi informacion. Njëkohësisht anonimati si një e drejtë themelore e njeriut, në këtë rast, garantohet.”

Në vendin tonë tani mbrohen me ligj të gjithë të sëmurët duke iu siguruar atyre mbrojtje, por dhe asistencë mjekësore. Ndërkohë që mbahet një përgjegjësi mjaft e lartë në të gjitha qendrat e diagnostifikimit të gjakut./tvklan.al






Të ngjashme