Reagimi për deklaratën e Vasil Melos, nënkryetari Leka: Nuk ka qenë i informuar (1 Dhjetor 2000)


Reagimi për deklaratën e Vasil Melos, nënkryetari Leka: Nuk ka qenë i informuar (1 Dhjetor 2000)

14:50 01/12/2000

Deklaratat e kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vasil Melo për ngjarjen e Tropojës kanë shërbyer për të ndezur një konflikt brenda kësaj partie deri tani ka qenë i heshtur. Ky rast ka shërbyer që sekretari dhe nënsekretari bashkë me 22 anëtarë të tjerë të kësaj partie, të dalin hapur kundër kryetarit Melo. Sipas nënkryetarit Gjergji Leka, qëndrimi i kryetarit Melo është në kundërshtim të plotë me qëndrimin e kësaj partie.

“Drejtuesit kryesorë të Partisë të Drejtat e Njeriut ku përfshihet kryetari i partisë, sekretari i përgjithshëm dhe gjithë sekretarët e tjerë kanë firmosur një deklaratë e cila e cilëson deklaratën e djeshme të zotit Melo personale, të një njeriu të keqinformuar pasi gjatë kësaj periudhe që ka ndodhur ngjarja zoti Melo nuk ka qenë në Shqipëri. Një deklaratë e cila mohon qëndrimet zyrtare që ka mbajtur PPDNJ në tavolinën e partive të koalicionit si dhe tek Kryeministri Meta në datën 28 ku partia jonë përfaqësohej nga sekretari i përgjithshëm i partisë i cili u konsultua me një pjesë të kryesisë së partisë, por nuk arriti të konsultohej personalisht me zotin Melo pasi ai ndodhet jashtë shteti dhe nuk kishte një adresë të tij.“/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme