Kursi i këmbimit valutor, leku zhvlerësohet ndaj dollarit – (3 Dhjetor 2000)


Kursi i këmbimit valutor, leku zhvlerësohet ndaj dollarit – (3 Dhjetor 2000)

16:00 03/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Një rënie e lehtë e dollarit, u vu re javën që shkoi. Në krahasim me 7 ditë më parë, kur dollari e kaloi kufirin e 150 lekëve, sot ai këmbehej me 148.3 lekë. Marka gjermane sot këmbehej me 65.4 dhe blihej me 66.2 lekë. Dhramia greke arriti shifrat 0.375 dhe lireta italiane 0.0659 lekë. Deri në fund të këtij viti pritet, që mesatarja e këmbimit të dollarit të jetë rreth 143 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhë Janar – Tetor 2000, leku është zhvlerësuar ndaj dollarit amerikan dhe është vlerësuar ndaj markës gjermane, liretës italiane dhe dhramisë greke./tvklan.al






Të ngjashme