Hekurudha e Elbasanit burim aksidentesh për banorët – (3 Dhjetor 2000)


Hekurudha e Elbasanit burim aksidentesh për banorët – (3 Dhjetor 2000)

16:13 03/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Unaza dhe hekurudha e Elbasanit, kanë qenë gjithnjë burim aksidentesh. Si rruga e makinave, ashtu dhe ajo e trenit, kalojnë përmes zonave të banuara. Këto kangjella janë vendosur vite më parë, pasi treni mori para një autobus funerali, duke lënë të vdekur 16 vetë, por puna mbeti këtu. Banorët e Elbasanit vazhdojnë të këmbëngulin, që të vendosen mbrojtëse, por ende nuk është marrë ndonjë masë. Shqetësimi është rindezur pas aksidentit më të fundit, ku një grua e moshuar humbi jetën bashkë me nipin 4 vjeçar./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme