Poliklinika e Durrësit pa drita – (3 Dhjetor 2000)


Poliklinika e Durrësit pa drita – (3 Dhjetor 2000)

16:22 03/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në Durrës duhet të sëmuresh vetëm pasdite, sepse nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14, nuk ka energji. Në këtë mënyrë nuk mund të punojë dot laboratori, Rdiologjia, Ekografia, dentistët etj. Filiali i KESH-it i ka siguruar korrent për spitalin, ndërsa për poliklinikën, ende nuk ka menduar njeri. Drejtori ka premtuar se do t’i sigurojë një linjë të dytë poliklinikës. Deri tani premtimi nuk është mbajtur./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme