Bioken Abazi: Çështja çame është çështje kombëtare, pse protestuam sot kundër Dendias


Bioken Abazi: Çështja çame është çështje kombëtare, pse protestuam sot kundër Dendias

22:31 20/10/2020

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka treguar në studioon e “Opinion në Tv Klan shoqërimin e tij në polici gjatë protestës kundër vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias.

Abazi tha se Vetëvendosje i është përgjigjur thirrjes së Shoqatës Çamëria, pasi çështja çame është kombëtare.

Të gjithë e dinë që çështja e shqiptarëve të Çamirësë nuk është një çështje e izoluar, por është një çështje kombëtare. Ne pamë kërkesat e PDIU dhe Shoqatës Çamëria dhe i cilësojmë ato të drejta, siç është delimitimi i kufirit dhe genocidi ndaj çamëve”, tha ai.

Më tej ai u pyet nëse po mundohen të faktorizohen me protesta, tha “Ne kemi të rëndësishme çështjen. Ne jemi prezent në çështje që janë të rëndësishme të natyrës ekonomike dhe kombëtare”.

Nga ana tjetër ai a të hapur rrugën që Lëvizja Vetëvendosje të kthehen në parti politike.  “Lëvizja Vetëvendosje prej fillimit ka qenë një lëvizje politike, nëse e keni fjalën për tu kthyer një parti politike kjo nuk është e vendosur, por kur të ndodh do jetë një gjë publike”, thotë Abazi.  

Më tej Abazi ka thënë se është shoqëruar 3 deri në 4 orë në komisariat dhe tashmë për të ka filluar një hetim për dy vepra penale./tvklan.al






Të ngjashme