Pusetat problem për rrugët dhe trotuaret në Tiranë – (3 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Pusetat e kanalizimeve prej kohësh mbeten problem për rrugët dhe trotuaret tona. Kapakët e tyre vidhen për t’u shitur më pas në treg me një çmim më të lirë. Drejtoria e Punëve Publike pranë Bashkisë së Tiranës, e ka ngritur me kohë këtë problem, por deri tani asgjë nuk është zgjidhur përveçse vjedhja është bërë më masive.
E ndërsa rrugët rregullohen, firmat kanë frikë të mbyllin pusetat se janë të sigurt që vidhen, ndërkohë që roje në rrugë nuk mund të vendosësh. Një projekt i ndërmarrjes së rrugë kanalizimeve, parashikoi disa kohë më parë, që kapakët të mbylleshin me çelës, por për një gjë të tillë kërkoheshin fonde./tvklan.al