Prezantohen për herë të parë modele me hixhab
Brendi i modës PrettyLittleThing, është vlerësuar shumë pas prezantimit për herë të parë të modeleve me hixhab, në promovimin e koleksionit të ri.
PrettyLittleThing, kishte zgjedhur Billy Marsal, një vajzë të instagramit me shumë ndjekës e cila përveç se ishte me mbulesë, po ashtu ishte “plus size”.
Blerësit kanë vlerësuar shumë brendin për zgjedhjen e fotografive të grave të veshura me hixhabe dhe për zgjedhjen e modeleve “plus size”
Billy e cila ka më shumë se 115,000 ndjekës në Instagram, ka publikuar fotografitë që ka bërë për faqen e modës, duke treguar se ishte femra e parë më hixhab që ka pozuar për markën.
Postimi i saj mori shumë lavdërime. Të gjithë ndjekësit treguan mbështetje dhe mbetën të impresionuar nga PrettyLittleThing, për pranimin e ndryshimeve në botën e modës, duke iu ofruar mundësi edhe femrave “plus size” dhe atyre të mbuluara./tvklan.al