Grabitet arkëtari i elektrikut në Vlorë – (4 Dhjetor 2000)


Grabitet arkëtari i elektrikut në Vlorë – (4 Dhjetor 2000)

15:51 04/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Nuk është e thënë që në Vlorë, paratë e faturave të elektrikut të shkojnë në xhepat e shtetit. Arkëtari i filialit elektrik të fshatit Çeprat në Vlorë, dje ka rënë viktimë e një grabitësi me maskë në kokë. Arkëtari sapo kishte mbledhur 40 mijë lekë të reja, që banorët e fshatit kishin dorëzuar për energjinë e shpenzuar. Në komisariatin e Vlorës, arkëtari i grabitur ka bërë denoncimin dhe mësohet se policia vlonjate ka mundur ta identifikojë grabitësin e elektrikut dhe po punohet për ndalimin e tij./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj  






Të ngjashme